Elita Rudi: " Jo çdo ditë është e lehtë"

Gjiko dhe Elita janë në pritje të një fëmije, gjininë e së cilës nuk e kanë bërë të ditur dhe po e ruajnë me xhelozi të madhe.

Megjithatë, bukuroshja shqiptare herë pas here po sjell imazhe dhe video të ndryshme të periudhës së ëmbël të jetës.

"Jo çdo ditë e shtatzënisë është e lehtë, por çdo ditë më sjell pranë teje bebo ime", ka shkruar në rrjetet sociale, Elita.

Zeshkania që bie gjithashtu në sy është që e ka vënë dorën mbi barkun e rrumbullakosur dhe ambienti përreth është dekoruar për festat e fundvitit.

Elita pritet të bëhet nënë për herë të parë në jetë gjatë vitit të ardhshëm.



EMISIONET