Elis Bakaj nuk di të ndalet, tjetër gol me Shakhtyor

Elis Bakaj nuk di të ndalet, tjetër gol me Shakhtyor

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë te Shakhtyor Soligorsk.

Sulmuesi shqiptar ishte autor i një goli, në fitoren që skuadra e tij arriti 2-1 ndaj Vitebsk. Rybak kaloi vendasit në avantazh, ndërsa 31 vjeçari thelloi rezultatin vetëm 3 minuta pas rikthimit në fushë, duke "hipotekuar" në një farë mënyrë 3 pikëshin e radhës për skuadrën e tij, e cila pretendon një vend në Kupat e Evropës.

Ky është goli i 10-të që Bakaj shënon me fanellën e Shakhtyor në 28 ndeshje.

Shakhtyor ndodhet në një pozicion të tillë, pasi ndodhet në vendin e dytë me 54 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm Vitebsk dhe katër nga Dinamo Minsk, e cila ka një takim më pak.



EMISIONET