Elhaida Dani flet pas çmimit të dytë: S'ka rëndësi, kam marrë shumë

Kënga e saj "E ngrirë" mori çmimin e dytë në edicionin e fundit të Këngës Magjike. Është një këngë e veçantë për këngëtaren e talentuar shkodrane, pasi ajo është vetë autorja e tekstit dhe e muzikës.

Shumë të afërm i kishin thënë se po rrezikonte shumë e megjithatë ajo kishte vendosur ta pranonte sfidën.

Fituese e çmimit të dytë, me një diferencë vetmë 11 pikë nga kënga fituese e Angjela Peristeri, Elhaida përcjell një mesazh falenderimi për të gjithë ata që e ndihmuan dhe i dhanë mbështetjen  në çdo hap #nomatterwhat

Të ngjitesha ne ate skene per mua ka qene nje pergjegjesi e madhe ! Ne fillim stafi dhe te afermit e mi ishin te gjithe kunder kesaj pjesmarrjeje ne KM. Me thonin qe po rrezikoja shume... Por une e dija qe kete kenge qe nje nate me kishte frymezuar te kompozoja doja ta kendoja ne nje skene te madhe Shqiptare ! Dhe nuk mund te jem me e lumtur se sa sot ! Kam marr nga ky festival me shume se sa cmime. Kam marr dashurine tuaj dhe sot ndihem akoma me afer jush qe me mbeshtesni prej vitesh !

Ajo mori dhe çmimin e kritikes


EMISIONET