Elbasan, makina del nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur

Elbasan, makina del nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure (3 tetor) në aksin rrugor Elbasan - Gjinar, në fshatin Zavalinë.

Sipas policisë "mjeti Fuoristradë me drejtues shtetasin T.D. 31 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit shtetasi T.D., si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në vendgjarje, ndërsa pasagjeri shtetasi F.D., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

EMISIONET