Policia ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

‘’Në pranga është vënë B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte’’, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ".

/Ora News.tv/