Elbasan, 40-vjeçari përplaset nga kamioni

Elbasan, 40-vjeçari përplaset nga kamioni

Një 40-vjeçar është përplasur nga një mjet tip tral në lagjen “Shënkoll” në Elbasan.

I lënduari u dërgua në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 66-vjeçari me iniciale I. T., është shoqëruar në komisariat.

“Në lagjen "Shënkoll", Elbasan,  mjeti tip tral , me drejtues shtetasin I.T., 66 vjeç,  banues në Elbasan,  ka aksidentuar një këmbësor  rreth 40 vjeç, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”-raporton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

EMISIONET