Ekzekutimi i ish-policit në Tiranë, 10 gëzhoja në vendngjarje, hetimet në disa pista

Prej mbrëmjes së të martës (27 gusht) kur u ekzekutua me breshëri plumbash në kryeqytet ish-polici, Santiago Malko, policia ka shoqëruar disa persona.

Burimet bëjne me dije se ata janë marrë në pyetje rreth ngjarjes dhe janë lënë të lirë. Ndërkohë priten shoqërime të tjera në vijim.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se grupi hetimor po punon në disa pista për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq mësohet se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 22:20 të mbrëmjes së 27 gushtit  në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Drejt makinës është qëlluar me breshëri, pasi makina ka shumë shenja plumbash në krahun e shoferit.

Policia ka gjetur një makinë të djegur në fshatin "Ferras" e cila mendohet se është e autorëve. Gjithashtu brenda makinës është gjetur dhe një armë, që dyshohet se ka lidhje me krimin. Do të jetë ekspertiza balistike e cila do të zbulojë më tej, informon gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

Ish-polici i përfshirë në përplasjen me armë në ish-Bllok

 Ai u përfshi në përplasjen me armë në ish-Bllok me 4 tetor të 2018, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato.

Identifikimi i tij u bë pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, ku shihej me kapele në kokë ndërsa hynte dhe dilte qetësisht nga lokali "Monopol".  Ai shihej teksa hynte pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin "Monopol". 

Po kështu edhe kur dilte, pavarësisht se kishte ndodhur një përplasje me armë, ish-polici shfaqej i qetë dhe i pashqetësuar.



Foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Santiago Malko

Foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Santiago Malko

Foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Santiago Malko



Foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Santiago Malko



Foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Santiago Malko


Foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Santiago Malko


EMISIONET