Eksperti i mjedisit, Dëfrim Shkupi ka deklaruar se tërmeti i 26 nëntorit ishte goditja kryesore. Në studion e emisionit "360 gradë", ai tha se pasgoditjet janë më të dobëta.

Ai shpjegon se tërmeti i Durrësit është ekstra.

Pjesë nga biseda

Shkupi: Paragoditja ishte ajo e 26 nëtorit. Ajo është maja. Të tjerat janë nën këtë. Në 94% të rasteve, e para është e fortë. Kjo që na ndodhi neve në Durrës, është ekstra. Hyn tek 6%.

Zheji: Te kjo ekstra mund të ketë një të tretë po aq të fortë sa e dytë?

Shkupi: Jo nuk ka

Zheji: Kush e shpjegon këtë

Shkupi: Shkencëtarët

Zheji: Profesor duhet të ketë garanci kjo. Në 21 shtator dolën shumë inxhinierë dhe i thanë njerëzve futuni në shtëpi se s'ka më tërmet. Kjo bëri që disa njerëz që kishin plasaritje nëpër shtëpi të futen në banesa dhe i kapi tërmeti.

Shkupi: Ndodhitë e këtyre tërmeteve janë statistikë, është një përvojë mijëra vjeçare.


/Ora News.tv/