Ekspertët skeptikë: Fotot nuk reduktojnë duhanpirjen

Ekspertët skeptikë: Fotot nuk reduktojnë duhanpirjen

Vendosja e imazheve me përmbajtje të rëndë në paketat e cigareve, sipas ekspertëve ka ndikim të ulët në reduktimin e numrit të duhanpirësve. Për Rtv Ora, ata shprehen se nga fotot, mund të ndikohen individët potencial, por jo duhanpirësit.

Vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë për të vendosur fotografi me përmbajtje të forta, ka ndikim të ulët në pakësimin e numrit të duhanpirësve. 

Në një intervistë për Rtv Ora, eksperti Roland Shuperka, thotë se kjo nismë renditet ndër komponentët e fundit që redukton numrin e duhanpirësve.

Roland Shuperka: 6 pikat që ndikojnë në uljen e konsumit të duhanit, fatkeqësisht kjo renditet e 6-ta. Megjithatë është një masë e domosdoshme dhe do them fjalët më të mira edhe pse me vonesë, që Ministria e Shëndetësisë bëri këtë punë.

Sociologia Entela Binjaku, shprehet se ndikim të rëndësishëm, nisma ka te jo duhanpirësit, ose te individët potencial.

Entela Binjaku: Ata që ndikohen më thjeshtë janë duhanpirësit pasiv, që dmth pjesa tjetër që nuk e pi. Ne kemi parë që në raste të ngjashme kur shohim figura të tilla të ilustruara, ajo ndjesia e neverisë krijohet tek duhan pirësit pasiv. Ndërsa duhan pirësit aktiv deri diku vijojnë me vesin e tyre.

Ekspertët sugjerojnë që i gjithë sistemi mjekësor të angazhohet përmes fushatave ose lehtësirave në konsulta për personat që dëshirojnë të braktisin vesin e duhanpirës.


EMISIONET