“Minjtë po bëhen gjithnjë e më agresivë në kërkimin e tyre për ushqim pasi restorantet në të gjithë SHBA-në janë ende të mbyllura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit”, paralajmëroi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Koshat me mbeturinat që hidheshin nga restorantet kanë mbetur bosh duke i bërë minjtë të kërkojnë me dëshpërim ushqimin e tyre.

Shëndetësia e mjedisit dhe programet e kontrollit të brejtësve po shohin një rritje të kërkesave për ushqim dhe një sjellje të pazakontë ose agresive të brejtësve.

Në disa qytete të mëdha në SH.B.A., kanë dalë raporte për minjtë e dëshpëruar që zënë rrugët në kërkim të ushqimit.

Autoritetet në New Orleans kanë filluar një fushatë për të bllokuar dhe vrarë brejtësit, raportoi CBS Newss, pasi disa video në mediat sociale treguan se  minjtë që po enden nëpër rrugët e qytetit po bëhen më agresivë se asnjëherë. Kryetari i bashkisë së qytetit, LaToya Cantrell, është shprehur se minjtë po çmenden.

Një ekspert ka dërguar në “The The Washington Post” një foto të një grumbull minjsh të cilët po bënin një betejë të egër mes tyre dhe në fund kishin mbetur vetëm kockat e tyre në trotuar.


/Ora News.tv/