Një dëshmitar okular i vrasjes së ish efektivit mbrëmjen e djeshme ka treguar për RTV Ora të gjithë skenën si ka ndodhur atentati.

Ka qenë ora 22:20 e 27 gushtit. Santiago Malko ka qenë duke dalë nga lavazhi kur është qëlluar me breshëri plumbash nga një benz gri. Brenda në makinë dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar. 

"Autorët kanë hapur xhamin e makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të Malkos. Kjo dëshmi është konfirmuar dhe nga policia. Kemi të bëjmë me një vrasje të tipit mafioz dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë të lavazhit. Kamerat janë sekuestruar nga policia" raportoi sot në mëngjes nga vendi ku ndodhi krimi, gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

Pas të shtënave Santiago humbi kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e kompanisë  "Aleat" përballë lavazhit ku doli 26 vjeçari.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy plumba kanë qenë vdekjeprurës, njëri në qafë dhe tjetri në trup.

Lexoni me shume: Vritet ish-efektivi i policisë





(Ne foto: (ne te majte) Lavazhi nga ka dale Santiago Malko me makine dhe eshte perplasur me murin perballe lavazhit (ne te djathte)





/Ora News.tv/