Doktoresha Maria Jose Falccichia e cila mori pjesë në operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës rrëfen në një intervistë ekskluzive për Ora News momentet e para të shpëtimit të 11 -vjeçarit. Tashmë pas 5 vitesh jetese në Siri ai nuk flet më italisht dhe pak shqip. Ndërsa për herë të parë ka shijuar çokokremin. Sigurisht dëshirat e para kanë qenë lodrat.

Doktoresha ju keni qenë pjesë e trupave që punuar për të shpëtuar Alvin. Ku e keni gjetur atë?

Maria Jose Falccichia: Ishte në zonën e jetimëve, por Alvin nuk ishte jetim, ai ka një baba ka dy motra që e duan, ka një atdhe në Shqipëri që ka dashur ta ndihmojë dhe një vend si Italia që e mirëpret me kënaqësi. 

Kemi shkuar në Itali, kemi pritur dokumentet që të kalonim në kufirin sirian dhe aty e kemi gjetur. E kemi marrë me makinën e Kryqit të Kuq dhe më pas në Ambasadën italiane në Bejrut.

Si paraqitet gjendja e tij psikologjike?

Maria Jose Falccichia: Alvin nuk flet më në italisht, flet në arabisht dhe pak fjalë në shqip. Ne kemi dashur të respektojmë kërkesën e autoriteteve gjyqësore që dëshironin ta dëgjonim së pari mbi atë që ishte jeta e tij së fundi me të ëmën, e cila ishte radikalizuar së fundi dhe ishte kthyer në një luftëtare. Kështu nuk i bëmë pyetje që mund ti rikthenin kujtime pasi nuk ishte momenti i duhur. Donim që të ishte ai që të bënte kërkesa. Dhe ai kërkoi atë që bëjnë të gjithë fëmijët, donte lodra, patatina. Shijoi për herë të parë çokokokremin, dhe të kishte dikë me të cilin të luante.

Doktoresha cila ishte kërkesa e tij e parë?

Maria Jose Falccichia: Kërkesa e parë e tij ishte të mund të flinte pak.

Sa i përket raportit me të atin a ka pasur komunikim mes tyre në momentin që u shpëtua?

Maria Jose FalccichiaAlvin sapo ka mbërritur në Damask ka bërë një bisedë përmes videos me të atin. Babai kishte shkuar më parë për ta gjetur. Kishte tentuar për ta marrë, por nuk kishte arritur. Kështu që ai e kuptoi që nuk ishte vetëm dhe babai nuk e kishte braktisur dhe se kishte një familje që e priste.

Sa ka influencuar emisionit "Le Iene" në këtë çështje?

Maria Jose Falccichia: Sigurisht që tërheqja e vëmendjes publike i ka shërbyer Alvinit dhe shpresoj që ti shërbejë dhe shumë fëmijëve të tjerë si Alvin.

Lexoni te gjithe

Te gjitha lajmet mbi Alvin Berishen 


/Ora News.tv/