Një shtetas maqedonas me banim në Tiranë pretendon se u mor peng nga dy persona të cilët i kërkonin një shumë prej 250.000 eurosh*. 

 Aksioni i policisë i zhvilluar pasditen e sotme në kodrat e Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës ka si pasojë një person të ndaluar dhe një silenciator të gjetur në zonë.

Ora News ekskluzivisht arriti të filmojë aksionin policor për lirimin e pengut që ndodhi pasditen e 6 dhjetorit 2019. 

Një person ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.

30 minuta më pas policia ridërgoi në zonë shtetasin maqedonas për të rindërtuar skenën e ngjarjes. 

Nga informacionet paraprake maqedonasi udhëtonte me dy persona të tjerë në një makinë tip BMV me targa maqedonase kur i është vënë pistoleta në kokë maqedonasit duke i kërkuar shumën në fjalë.

Sipas burimeve të policisë, njëri nga personat njihet si person me precedent penal, zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

*Shenim: Ne lajm eshte perditesuar shifra 25 mije euro, sipas njoftimi te policise se dates 7 dhjetor kjo shume ishte 250 mije euro. Fillimisht lajmi u publikua me 6 dhjetor, 17:23. 

Per detaje te reja per kete ngjarje klikoni ketu:  Maqedonasit nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.


/Ora News.tv/