Makthit po i vjen fundit. Mediat italiane raportojnë se sipas të gjitha gjasave Alvin Berisha do të mbërrijë në Romë të premten.

I ati i tij, Afrim Berisha, në një lidhje ekskluzive për Ora News nga Italia shprehu emocionet e para të këtij lajmi të mirë, edhe pse ende e ka të vështirë ta besojë se do të bashkohet me të birin.

Afrim Berisha: Shpresojmë, është shumë larg akoma.Faleminderit të gjithëve kush është marrë me këtë punë. Dje në orën 10 ka dalë nga kampi, ndodhet në Damask. Mirë është. Kishte frikë kur doli nga kampi se nuk i njihte, fola me të dhe i thashë mos ke frikë se janë shokët e babait.Kishte frikë se ku po e çojnë, kush janë këta. Kur foli me mua, mirë tha babi unë jam duke ardhur. Kur mbërriti në Damask ma konfirmoi doktoresha e kryqit të kuq.Ka udhëtuar 12-13 orë me makinë.

LEXO EDHE: I qeshur e me kapele, shikoni foton e Alvin Berishës jashtë kampit të Sirisë

Për nxjerrjen e Alvinit nga kampi, thotë se u njoftua nga Kryqi i Kuq në Milano dhe autoritetet shqiptare.

Afrim Berisha: E kam marrë vesh nga Kryqi i Kuq, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ambasadori, Presidenti. Duhej dokument shqiptar, ma bëri Ambasada e Romës. Këta të Italisë kanë 15 ditë që janë atje duke u marrë me këtë punë.  Faleminderit të gjithë popullit shqiptar që më kanë shkruar shumë. Kam 5 vjet që e kërkoj vazhdimisht. Duke paguar e kam gjet se ku ndodhet, por në pamundësi për ta marrë se nuk e linin ata në Siri. Deri sa u plagos dhe shkoi në kamp. Kam shkuar dy herë.

I pyetur mbi gjendjen shëndetësore të Alvinit, i ati thotë se sapo të mbërrijë në Itali do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore për këmbën e plagosur.

Afrim Berisha: Këmbën e ka të plagosur, ecën me vështirësi, por mirë është. Do ta çojmë sapo të vijë këtu për ta vizituar. Kam folur me doktorët, mu ka përgjigj pothuajse gjithë Italia. 

Tani Afrim Berisha pret vetëm një telefonatë të dytë për ti konfirmuar që i biri mbërriti në Libi, së bashku me orën dhe vendin se ku do ta presë në Itali.

Afrim Berisha: Nga Damasku merr avionin për Libi, e pret Konsulli shqiptar. Atje duhen disa dokumenta. Pres telefonatën se kur vjen dhe ku duhet të dal që ta pres. Mund të ma sjellin dhe në shtëpi, nuk e di. Duhet të pres derisa të mbërrijë në Libi.


/Ora News.tv/