Ekskluzive/ Katër muaj i dëmtuar, Odise Roshi: Panucci nuk më ka kontaktuar asnjëherë personalisht

Ekskluzive/ Katër muaj i dëmtuar, Odise Roshi: Panucci nuk më ka

Odise Roshi është padyshim një ndër protagonistët kryesorë të kombetarës shqipëtare në vitet e fundit, por për më shumë se katër muaj mesfushori i ka munguar ekipit kuq e zi, për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në njerin gju. Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora Neës, futbollisti fierak zbuloi gjendjen e tij aktuale fizike si dhe planet për t'iu bashkuar shumë shpejt stërvitjes me pjesën tjetër të ekipit të Akhmat Groznit .

"Prej dy ditësh jam i grumbulluar me skuadrën e Akhmat Grozni. Kemi një fazë të gjatë përpara. Tani kujtojmë se në fund të shkurtit nis kampionati. E nisim pak me vonesë pasi siç dihet temperaturat janë nën minus.

Gjendja fizike? Për momentin jam shumë mirë. Dje kam bërë disa teste, të cilat dolën pozitive. Por më duhet edhe pak kohë, besoj 1 muaj që të jem 100%, që të stërvitem me ekipin. Do filloj gradualisht që të futem pak nga pak. 

Stërvitesh i diferencuar? Po stërvitem në mënyrë individuale. Po stërvitem edhe me grupin, ato 10-20 minutat e para të stërvitjes, pastaj kaloj individual me trajnerin personal që kam këtu.

Do jeni i gatshëm për fazën e dytë të kampionatit? Kam folur me trajnerin dhe doktorin, ku më kanë thënë se do të jem gati 100%. Nganjëherë nuk i dihet. Varet nga trupi i njeriut. Kur e ndjen futbollisti veten mirë atëherë mund të zbres në fushë. Besoj se para datës 5 do të jem i gatshëm dhe për këtë fakt duhet të jem edhe i gatshëm për ekipin kombëtar.

Edhe pse një ndër lojtarët më të rëndësishëm të organikës së kombëtares shqiptare, Christian Panucci nuk duket se ka shfaqur impenimin e duhur për të kontaktuar personalisht me mesfushorin, por ka ngarkuar pjesën tjetër të stafit me këtë detyrë.

Kontaktet me Panuccin? Gjatë kësaj kohe nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Panuccin por kam pasur me ndihmësit e tij, trajnerin e dytë kam pasur gjithë kohës. 

Përsa i përket të ardhmes së skuadrës kuq e zi, Roshi e shikon gotën gjysëm plot.

Performanca e kombëtares gjatë muajve të fundit? Besoj se nuk ka qënë një kombëtare shumë e mirë, por kemi bërë edhe paraqitje të mira. Kemi bërë edhe paraqitje të këqija si gjithmonë. Por besoj se ka pasur edhe shumë mungesa të disa lojtarëve, që po të ishin do të kishin arritur edhe rezultate më të mira. Shpresojmë që në ndeshjen e parë eliminatore të marrim 3 pikët, dhe pastaj të ecim siç bëmë përballë Portugalisë në Evropian. Morëm 3 pikët e para edhe kaluam. Shpresojmë te e njëjta gjë edhe këtë vit.

E ardhmja? Me thënë të drejtën këtë nuk e di akoma se jam marr vetëm me planin përkatës dhe nuk kam komunikuar as me klubin për kontratën apo diçka tjetër. Thjeshtë dua të kthehem në 100% të formës.

Në rast se Roshi do të jetë plotësisht gati për tu aktivizuar që në startin e eleminatoreve të Evropianit, atëherë ky do të jetë një lajm i mirë për trajnerin Panucci i cili do ketë një dilemë më pak për të zgjidhur.


EMISIONET