Ekonomia në ngadalësim, INSTAT: Energjia elektrike ka dhënë më pak kontribut

Ekonomia në ngadalësim, INSTAT: Energjia elektrike ka dhënë

Në fund të vitit të kaluar ekonomia shqiptare shënoi një rënie. Sipas të dhënave të INSTAT sektori i energjisë ka shënuar  rënie duke sjellë impakt në buxhet.

Sipas Delina Brahimajt rritja ekonomike në tremujorin e fundit të 2018 ishte vetëm 3.10% nga 4.42% që ishte në fillim të vitit.

Brahimaj: Në 3-mujorin e 4 të vitit 2018 produkti i brendshëm bruto shfaqet me rritje me 3.1% në krahasim me 3-mujorin e 4 të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e dhanë degët industria, energjia dhe uji me 1.1 pikë përqindje. Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor dhe taksat neto mbi produktet, të cilat përkatësisht të dyja kontribuan me 0.58 pikë përqindje.

Në total për vitin 2018 ekonomia shqiptare u rrit me 4.06% 

Brahimaj: Me mbylljen e 3 mujorit të 4, mbështetur në vlerësimet 3 mujore, INSTAT jep një vlerësim paraprak të Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2018, i cili shfaqet me rritje 4.06% në krahasim me vitin 2017.

Pritshëmritë për rritjen ekonomike të këtij viti janë pesimiste nga institucionet ndërkombëtare si BB apo FMN parashikojnë një rritje rreth 3.5%, por qeveria pretendon se rritja ekonomike do vijoj të mbetet mbi 4%. Por kjo pritshmëri mbetet ende e paqartë edhe si shkak i krizës politike që ka përfshirë vendin kohët e fundit.

EMISIONET