Ekonomia në 2019, Spaho: Asnjë derë e hapur, Shqipëria një "varkë" në mëshirë të dallgëve

Ekonomia në 2019, Spaho: Asnjë derë e hapur, Shqipëria

Mbyllja e vitit është gjithmonë kohë bilancesh, por edhe përcaktimi sfidash.

Në aspektin ekonomik, Mateo Spaho, thotë se 2019 ka qenë një vit i vështirë dhe negativ.

I ftuar në "Ekopolitikë" në RTV Ora, ekonomisti thotë se premisat nevative të vitit që po mbyllim do të japin impaktin negativ edhe në 2020.

Spaho: Për 2019 nuk kam parë asnjë derë të re të hapur, biles dyer të mbyllura. Siç është mungesa e integrimit europian edhe këtë vit, dyer të mbyllura sa i pëërket dëgjimit që qeveria nuk i ka bërë biznesit, dyer të mbyllura për uljen e taksave, dyer të mbyllura sa i përket mungesës së investimeve të reja dhe të mëdha, biles largimit të investitorëve të huaj, dhe kam parë dyer të mbyllura për të ardhmen e këtij të vendi pasi rinia dhe profesionistët po e shohin të ardhmen jashtë. Është një vit që nuk na lë premisa të mëdha por na lë premisa negative edhe për 2020. Investimet e mëdha si TAP në vend që të zëvendësoheshin me investime të reja, kanë lënë një boshllëk pas përfundimit. Shikoj një situatë ku varka Shqipëri është një varkë që ka ndaluar dhe është në mëshirë të dallgëve.



EMISIONET