Ekonomia kineze mund të humbasë 60 miliardë dollarë për shkak të koronavirusit

Ekonomia kineze mund të humbasë 60 miliardë dollarë për

Kina mund të ulë taksat, të rrisë shpenzimet dhe të ulë normën e interesit.

Këto masa lidhen me parandalimin e shkatërrimit nga koronavirusi të një ekonomie tashmë të brishtë. Impakti i virusit në ekonominë kineze është akoma e pamundur për t'u përcaktuar, por disa ekonomistë thonë se Kina do të ketë një rënie ekonomike prej 2 pike përqindjeje këtë 3 mujor për shkak të koronavirusit.

Nësë kjo ndodh, atëherë Kina do humbasë rreth 60 miliardë dollarë, shkruan CNN.

Rritja ekonomike vitin e shkuar ishte me e ulëta në 3 dekadat e fundit, pasi Kina luftonte rritjen e borxhit dhe pasojat nga lufta e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, politikëbërësit kanë ndërmarrë disa hapa për të ndihmuar bizneset që janë të prekura nga shpërthimi i koronavirusit.

Qeveria lokale dhe ajo qendrore kanë shpërndarë 12.6 miliardë dollarë për trajtimet dhe ekipet mjeksësore.

Bankat e mëdha kanë ulur normat e interesit për bizneset e vogla dhe individët në zonat më të prekura. Banka e Kinës tha se do t'i lejojë njerëzit në Wuhan dhe pjesën tjetër të provincës Hubei të vonojnë pagesat e kredisë për disa muaj nëse humbasin burimin e të ardhurave për shkak të koronavirusit.

Banka Popullore e Kinës, e cila është banka qendrore e vendit, ka thënë se do të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm në tregjet financiare kur ato të rihapen të hënën, pas festës 10 ditore të Vitit të Ri Lunar.

EMISIONET