I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, avokati Spartak Ngjela u shpreh se ekonomia kapitaliste ka dështuar në vend.

Kjo sipas tij, sepse në fillim të demokracisë askush nuk e njihte tregun e lirë, por më pas e mbyti korrupsioni duke hequr konkurencën.

Spartak Ngjela: ''Ka dështuar. Në fazën e parë e mbyti padija sepse nuk e  njihnin tregun, por tani e goditi korrupsioni. Ka 25 vjet që ja mori frymën  korrupsioni. Çfarë bëri korrupsioni? Hoqi konkurrencën. Klientelizmi në treg, në një treg si i yni që kishte nevojë për prodhim, e mbyti. Ata mjelën vetëm lopën e tregut tregatr, jo tregut industrial.''

/Ora News.tv/