Tiranë- Rritja e investimeve të huaja, por dhe futja e atyre ekzistuese në prodhim me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës mbetet objektivi Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes për 300 ditëshin e dytë. Numri dy i këtij institucioni, Brunilda Paskali, në një intervistë për “Ora Live” tha se Ministria synon që brenda këtij viti të nxjerrë në shitje të gjitha ndërmarrjet apo përqindjet që ka në ndërmarrje të ndryshme. “Në 2013 ka pasur rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, ka qenë 9.8 e xhidipisë. Ka qenë një pjesë e privatizimeve që janë bërë, ka ndikuar në thithjen e investimeve të huaja që ka kryesisht në blerje asetesh, në kapital dhe jo shumë në hapje të vendeve të reja të punës. Politika jonë në vazhdimësi është se po kërkojmë që këta investitorë që vinë të futen në prodhim.E ardhmja e ekonomisë është prodhimi dhe eksporti. Politikat tona kanë qenë të mbështetura në disa piketa, një prej tyre ngritja e parqeve industriale, krijimi i zonave të lira, apo dhënia me qera 1 euro që ndryshon nga ajo e qeverisë së kaluar. Ajo ka qenë për tokat, ndërsa sot është për objektet. Vendimi i qeverisë për dhënien me qera simbolike 1 euro, është që objekte të lëna pas dore, të harruara të jepen dhe të investohet në to. Por mos harrojmë që kanë infrastrukturë në ngritur, furnizimi me ujë dhe energji elektrike është ekzistente në këto objekte, por sigurisht që ata do duhet të investojnë. Prioritetet tona për 300 ditëshin e dytë, së pari janë parqet industriale. Kemi dhe pjesën e privatizimeve si një nga detyrat tona kryesore dhe objektivat e 300 ditëshit të dytë që brenda vitit të kemi nxjerrë në shitje, të kemi kaluar në Ministrinë e Financave të gjitha ndërmarrjet apo përqindjet që ne kemi në ndërmarrjet jostrategjike. Po kështu monitorimi i investimeve publike. Po kështu bashkimi Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit me Qëndrën Kombëtare të Licencimit në mënyrë që biznesi të ketë lehtësira.Po kështu heqja e ngarkesave dhe rregullave që biznesi has në jetën e përditshme. Ju menduat se me 300 ditë ne e mbyllëm gjithë punën? Na pret një punë akoma më e madhe. Çdo gjë ka evoluim të vazhdueshëm” tha ajo. Zëvëndës.ministrja theksoi se treguesit janë pozitivë për një rritje ekonomike brenda parashikimeve të FMN-së, ndërsa renditi dhe arsyet se pse një investitor duhet të derdhë kapitalin e tij në vendin tonë. “FMN dhe BB e kanë parashikuar 2 ose 2.1% dhe ne pak a shumë në këto shifra jemi. Premisat janë të mira, eksportet janë rritur, kemi rritje të besimit të konsumatorit në të gjitha fushat.6 mujori i dytë do jetë akoma më me zhvillim. Ka një sërë faktorësh që një investitor i huaj të investojë në Shqipëri. Pozicioni gjeografik , është një portë hyrëse për Ballkanin, portet tona mund të përdoren nga Ballkani për të hyrë në Europë. Kemi një popullësi të re dhe të disponueshme nëse do kishim vendet e punës. Kjo rini është dhe e edukuar dhe kulturuar, flasin gjuhë të huaja që u jep ndihmë investitorëve të huaj.Po kështu kemi dhe një krah të lirë pune”. Në panoramën pozitive të ekonomisë në vend, zhvillim kryesor ka njohur biznesi fason. Paskali tha se ka pasur jo vetëm rritje të eksporteve, por dhe rritje të numrit të bizneseve të reja në këtë industri. Kjo është shoqëruar dhe hapje të vendeve të reja të punës, 3 512 të tilla që nga muaji janar. Zëvëndës.Ministrja tha se në këtë drejtim ka dhënë impakt dhe paketa e miratuar nga qeveria. “Kishim pritshmëri pas paketës. E mira e kësaj pakete ishte se biznesi dha mendimet dhe problematikat e veta. Duke i zgjidhur ato ne patëm mundësi të zgjidhim problemet e fasonëve. Kemi rritje të eksporteve, 87 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e vitit tjetër. 90% e subjekteve kanë pranuar se kanë rritje të eksporteve numrit të punësuarve, janë 3512 vende pune të hapura që nga janari. Kemi rritje 31% të volumit të, kemi rritje të kontratave. Ka rritje të importeve të makineverive, pra bizneset kanë investuar në teknologji. Qëllimi ynë është të ecin në mënyrë progresive, të arrijnë edhe në 100 000 të punësuar në këtë industri brenda mandatit. Vetëm në këto 6 muaj janë hapur 50 kompani. Paketa nuk ka dhënë ende efektet e saj të plota”. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

/Ora News.tv/