“Ejani në Vlorë” çelet sezoni turistik

“Ejani në Vlorë” çelet sezoni turistik

“Ejani në Vlorë” është ftesa për turistët vendas e të huaj në fillim të sezonit të ri të këtij viti

Me këtë slogan qyteti bregdetar celi zyrtarisht sezonin turistik 2019!

Aktivitetet e shtrira përgjatë disa ditëve u përmbyllën me një koncert në Lungomare me disa nga këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare.

Kryebashkiaku Dritan Leli nga aty shpalli edhe sfidën që Vlora të jetë epiqendra e turizmit këtë sezon të ri.

Vlora me plazhet e saj, Sazanin, Karaburunin, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, Llogoranë, monumentet dhe kulinarinë i ka potencialet e zhvillimit të turizmit.

Por edhe ky sezon turistik nisi gati me të njejtat problematika të një viti më parë, ku pa zgjidhje mbetet derdhja e ujërave te zeza në një pjesë të plazheve.

Çelja zyrtare e sezonit ishte parashikuar një javë më parë, por u shty për shkak se 10 Maji u shpall ditë zie nga Qeveria humbjen e jetës së ushtarakes shqiptare në Letoni.

EMISIONET