Egjiptiani arratiset nga aeroporti i Milanos gjatë procedurës së riatdhesimit

Egjiptiani arratiset nga aeroporti i Milanos gjatë procedurës së

Një shtetas egjiptian me inicialet E.E 30 vjeç ka mundur t'i shpëtojë mbikqyrjes policore gjatë procedurës së riatdhesimit të tij nga aeroporti Malpensa i Milanos me një fluturim drejt Dakarit.

Shtetasi egjipitan është arratisur nga porta e pasme e avionit të kompanisë Air Italy i linjës Milano-Dakar, e sapo ka dalë në pistë të hapur është larguar me vrap duke humbur gjurmët.

Shërbimi i Sigurisë ka aktivizuar menjëherë bllokimin e aeroportit për rreth një orë duke devijuar fluturimet në aeroportin e Milano Linate e në qytetin e Torinos.

Pistat e flutirmit e zonat e manovrave si dhe hyrje daljet nga aeroportin janë aktualisht në një mbikqyrje të lartë.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini me një komunikim për mediat informon se "po e ndjek çështjen personalisht e ka besim të plotë se forcat policore italiane do ta kapin shtetasin egjipitan."

Autoritetet italiane informojnë zytarisht se motivi i dëbimit të shtetasit egjipitan ishte se ai kishte mbëritur në Itali me dokumenta ta parregullta.

EMISIONET