Edvin Prifti: Nëse keni simptoma nuk duhet të paraqiteni në urgjencë, por telefononi në numrin 127

Edvin Prifti: Nëse keni simptoma nuk duhet të paraqiteni në

Sipas shefit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti, maskat nuk janë për të mbrojtur veten, por të tjerët.

Në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ai tha se nëse dikush shfaq simptoma nuk duhet të paraqitet te mjeku në urgjencë, por të telefonojë në numrin 127.

Edvin Prifti: Maskat nuk janë për të mbrojtur vetveten, por janë për të mbrojtur të tjerët. I gjithë publiku duhet të fillojë të ndërgjegjësohet. Kur të gjithë mbrojmë njëri-tjetrin me maska, automatikisht kemi mbrojtur edhe veten. Duhet të fillojë ky koncepti i ri i solidaritetit, në mënyrë që t’i pritet rruga inteligjencës së virusit. Ky nuk është një virus i thjeshtë, pasi për herë të parë shteti italian ka nxjerrë ushtrinë. Kemi të bëjmë me një problem që duhet të jemi seriozë. Nëse keni simptoma nuk duhet të paraqiteni në urgjencë, por telefononi në numrin 127. 

EMISIONET