Edi Reja nuk dorëzohet: Synojmë ta mbyllim në vendin e dytë

Edi Reja nuk dorëzohet: Synojmë ta mbyllim në vendin e dytë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese ndaj Moldavisë. Italiani tregon se nuk është dorëzuar, teksa zbulon se kuqezinjtë do të synojnë që t'i mbyllin në vendin e dytë këto kualifikuese.

Është kthyer qetësia te ekipi?

Ishim pak nervozë pas ndeshjes me Turqinë. Më shumë për rezultatin se sa për ndeshjen. E rëndësishme është që të mbajmë këtë intensitet. Rezultatet do vijnë. Kemi nevojë që të vijojmë edhe me rezultatet, jo vetëm me lojën.

Do kemi ndryshime në formacion me Moldavinë?

Më duhet akoma pak më shumë kohë për 11-shen titullarë. Nuk mendoj se do bëj ndërrime domethënëse, do bëj pak ndërrime. Nëse i kam të gjithë në formën optimale, nuk do lëviz shumë. Do vendosim nesër. Dua të shoh këtë vazhdimësi për ndeshjen me Moldavinë.

E keni nënvlerësuar Moldavinë?

Skuadrat e mia nuk nënvlerësojnë asnjë kundërshtar. Moldavia është një ekip i mirë. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi. Luajnë topin mirë. Do futemi me të njëjtën vendosmëri në fushë për të bërë maksimumin. Edhe Moldavia mund të na vërë në vështirësi.

Ndaj Moldavisë në transfertë…

Ne e dimë që të luash këtu nuk është e thjeshtë për ne. Ndeshjen e parë na vunë në vështirësi. Shënuam vetëm në fund. Ne do studiojmë si do vendosen në fushë ata, dhe do i përgjigjemi më pas.

Rinovimi me Shqipërinë…

Do më pëlqente të vazhdoja punën me Shqipërinë, por duhet të mbyllim këtë cikël tani. Duhet të studiojmë si shkuan gjërat në këto eliminatore, të shohim dhe pikët. Është një pyetje ku duhet të përfshihet edhe presidenti. Do isha i lumtur për të vazhduar me Shqipërinë. Skuadra më jep stimul dhe përgjigje pozitive. Do doja të vazhdonim këtë rritje dhe vazhdimësi, për të parë se deri kur do arrijmë me këtë ecuri.

Trajneri kundërshtar dhe objektivi…

Të përballem me një eksperiencë si e imja, normale që është e vështirë. Edhe ai do na ketë studiuar, dhe do na ketë ngritur ndonjë grackë. Me rëndësi është që të mos biem në grackë. Nëse jemi këtu në këto pozicione, do të thotë se jemi duke bërë mirë, sepse përndryshe nuk do interesohej kush për ne. Objektivi ynë është vendi i dytë, do luftojmë çdo ndeshje për pikët maksimale. Ai mbetet objektivi ynë primar," tha italiani 73 vjeçar.

Një deklaratë pak e guximshme kjo nga ana e teknikut Reja, pasi distanca me vendin e dytë është plot 9 pikë, hendek që kuqezinjtë do të tentojnë ta ngushtojnë në tre takimet e mbetura.

Gjithsesi, kjo do të jetë mjaft e vështirë. Me Turqinë që na lë pas për shkak të dy fitoreve në ndeshjet direkte, fitorja ndaj Francës, që duhet të humbasë të tre takimet e mbetura dhe në ndeshjen e fundit duhet të mposhtet nga kuqezinjtë të paktën mbi 3 gola diferencë.



EMISIONET