Edi Rama: Vendimi për mos hapjen e negociatave goditi besueshmërinë e BE

Edi Rama: Vendimi për mos hapjen e negociatave goditi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin e Bashkimit Europian për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri tha se ky vendim goditi jo pak besueshmërinë e BE, duke shtuar se dobësoi pozicionin e unionit për të ndikuar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, Rama shtoi se kjo BE ka mungesë kapaciteti për të mbajtur fjalën, duke përmendur mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Edi Rama: “Pas vendimit të KE në 18 tetor pozicioni i BE në konfliktin Kosovë-Serbi është dobësuar tej mase dhe kapaciteti i BE për të ndikuar në procesin e dialogut është tkurrur tej mase sepse BE me vendimin e marrë apo mos vendimin që rezultoi pas një debati të nxehtë mes veti në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i dha një goditje jo të vogël besueshmërisë së vet.

 Do jetë e vështirë për të dyja palët në procesin e dialogut që të besojnë në mundësinë e incentivave që mund të deklarohen sinqerisht por faktikisht mund të mos mbahen. Nuk është hera e parë, por bëhen disa herë për hir të vërtetës që BE nuk mban fjalën. Dhe në rastin e Kosovës besoj që kemi një nga shembujt më flagrantë të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën sepse në fund të ditës nuk duhet të harrojmë që nuk është një shtet është një tërësi shtetesh që funksionon në bazë të konsensusit. 

Dhe mjafton që një shtet në atë tërësi të kundërvihet dhe e gjitha tërësia e shteteve vihet në pozitë të vështirë. Por e kam fjalën këtu për rastin e kushtëzimit absurd, por një kushtëzim që domosdoshmërish u mor në konsideratë dhe praktikisht u adresua i liberalizimit të vizave të Kosovës pas kryerjes së marrëveshjes për kufirin me Malin e ZI, është rast unikal. Ndërkohë që nga viti 2014 BE ka liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz të cilët jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash dhe nuk janë në perspektivën e negociatave në BE

Marrja peng në këtë farë feje e 2 milionë shqiptarëve, janë më pak në fakt që jetojnë në Kosovë, deri në pikën e transformimit të një vendi të çliruar nga fuqitë e mëdha evropian në aleance me SHBA tejkalon kufirin e çdo absurdi. Është një pengmarrje që reflekton mungesën e një kohezioni dhe kapaciteti për të vepruar në mënyrë të unifikuar dhe rënien e gjithë familjes evropian në vazhdimësi në grackën e një vendi apo vendi tjetër që imponon mos konsensusin.”

Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria e meritonte hapjen e negociatave. Ndërsa shtoi se ata që nuk e kuptojnë kanë nevojë për kurim.

Edi Rama: "Ajo që sipas meje mbetet e padiskutueshme është se shqiptarët në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të ecin në rrugën vetme që ka piketuar historia jonë dhe që e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tonë, pavarësisht periudhave të ndryshme historike, që është rruga drejt Perëndimit, drejt Bashkimit Evropian në aleancë me SHBA dhe me BE. 

Nuk i bëjmë reformat as për BE dhe as për SHBA, nuk i kërkojmë nga vetja këto ndryshme të domosdoshme dhe nuk jemi angazhuar me aleatët tanë në procese të ndërlikuara sepse na kërkohet nga ata por sepse e kërkon destinacioni ynë historik që është krijimi i një hapësire shqiptare, i një shteti modern me standardet evropiane. Mungesa e një dhënie të merituar për Shqipërinë, pa asnjë diskutim kush se diskuton bën sikur nuk e kupton në rastin më të mirë ose pastaj ka nevojë për tu kuruar, i ka goditur psikologjikisht për një moment që të gjithë.”

EMISIONET