Edi Rama paralajmëron: Është koha për të dhënë llogari

Edi Rama paralajmëron: Është koha për të

Kryeministri Edi Rama, pas votimit për zgjedhjen e delegatëve socialistë të Kongresit në selinë e PS, u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmin e përhapur në media se është kërcënuar dhe se është arrestuar një person në lidhje me ngjarjen.

Rama tha se kjo është një temë që nuk e shqetëson dhe nuk i intereson. Ndërsa kishte edhe një paralajmërim.

Kryeministri u shpreh se është koha për të bërë llogaritë e çdo pasurie të vënë përmes veprimtarinë kriminale.

Edi Rama: “Nuk janë tema që më shqetësojnë dhe as tema që më interesojnë. Çfarë më shqetëson dhe çfarë më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për përfundimin me sukses të këtij mandati, e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë nëpër territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë mbyllur, por llogaritë janë të hapura. 

Tani është koha për të bërë llogaritë, të çdo pasurie të vënë përmes veprimtarinë kriminale. Kjo është ajo që më intereson.”

Rama njoftoi se platforma kundër KÇK do prezantohet me 25 nëntor, duke theksuar se do ngrihet mbi bazë të një ligji special që do çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa nuk pranoi të komentonte ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, duke shtuar se është një konflikt i radhës.

Edi Rama: “Ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen. Nuk mendoj se duhet të përfshihemi më tek në këtë konflikt dhe nuk mendoj se ky konflikt është një konflikt që mund të zgjidhet me beteja dhe polemika në fushën e komunikimit pasi natyrisht duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve tu japim gjërat që duan duke filluar nga data 25 nëntor kur do të prezantohet platforma kundër KÇK që nuk do jetë një program por një paketë e tërë ligjore mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe gjithë atyre që kanë kryer vrasje, akte të rënda, përfshirje të trafiqe e me radhë.

Që ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura. Për më tepër do t;ju jepet mundësia të mësoni kur të publikohet edhe ligji special që do çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundër krimit të organizuar dhe atyre eksponentëve të krimit që deri më sot ja kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicion pasuri të paligjshme.”


EMISIONET