Lamtumirë "Mjeshtër i Kombit" Gaqo Çako, u rritëm me zërin tënd

Lamtumirë "Mjeshtër i Kombit" Gaqo Çako, u

Të shumtë artistë dhe personalitete kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e virtuozit të skenës operistike dhe muzikes shqiptare, “Mjeshtrin e Madh” - Gaqo Cako.

Ai u nda nga jeta mbrëmjen e 1 gushtit ndërsa sot do të përcillet për në banesën e fundit. 

Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gaqo Cakos:

"Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në intepretimet e operave në skenat shqiptare e botërore si dhe ato të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike dhe në mes të bashkësisë së artistëve, kolegëve dhe të artashësve shqiptarë, kudo ku ndodhen.

Në këto çaste hidhërimi të pamatë, gjendem shpirtërisht pranë familjarëve, të afërmve dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit Gaqo Çako!

I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij artistike dhe iu prehtë shpirti në paqe!





EMISIONET