Edi Rama e cilësoi politikan tinëzar, kjo është përgjigja e Isa Mustafës

Edi Rama e cilësoi politikan tinëzar, kjo është

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë televizive e ka cilësuar Mustafën si politikan tinëzak.

Mustafa, përmes një postimi në Facebebook, tha se nuk dëshiron ta cilësojë Ramën, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë.

Ai deklaroi se për sa kohë ishte kryeministri i Kosovës, nuk kanë biseduar për minishengenin.

Postimi i plotë:

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM''.


EMISIONET