Edhe Vlora si Tirana, parkim nëntokësor në sheshin para Bashkisë

Edhe Vlora si Tirana, parkim nëntokësor në sheshin para

Nën shembullin e Tiranës, edhe bashkia e Vlorës parashikon ndërtimin e një parkimi nëntokësor

Kryebashkiaku, Dritan Leli zbuloi projektin që parashikohet të zbatohet në sheshin para Bashkisë së Qytetit bregdetar, ndërsa ftoi biznesin që të shpehe interes për financim

Dritan Leli: Ashtu sic ka ndodhur në bashkinë e Tiranës në sheshin "Skënderbej"  mund të ndodhë në sheshin para bashkisë në mënyrë që ajo rrëmujë që ndodhet aty të shndërrohet në një rregull. Pra nuk do të ketë parkim para bashkisë. Ftoj të gjithë biznesmenët e qytetit kush ka mundësi financiare të bëhet konkurrues. 

Turizmi është sektori prioritar në Vlorë, ndaj Leli thekson investimet që zbatohen për ta bërë qytetin sa më tërheqes për pushuesit

Dritan Leli: Është konceptuar që të lidhë projektin e shëtitores buzë detit me qëndrën e qytetit.

Kryebashkiaku i Vlorës foli për investime madhore në zonat e Kaninës, Tragjasit dhe Zvërnecit të përfshira në projektin e 100 fshtrave ku do të nxitet turizmi

EMISIONET