Prej një jave situata e epidemisë së koronavirusit në Spanjë ka nisur të përmirësohet. Numri i të sëmurëve në urgjenca ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe ata që vijnë në spital nuk vijnë në gjëndje të rëndë.

Por për mjekun shqiptar në Spanjë, i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji, Kita Sallabanda fakti që është rritur numri i të infektuarve në një ditë nuk është e favorshme

"Në Spanjë ka pasur një rritje me 5 mijë të infektuarve, ndërsa numri i atyre që ka ndërruar jetën ka një rënie të lehtë 523 në krahasim me dje që kanë qenë mbi 560.  Nuk arrijmë të kuptojmë pse kemi pasur këtë rritje. Ministria e Shëndetësisë justifikohet se shkak është numri më I madh i testeve që kemi bërë, gjithsesi këto shifra nuk janë të favorshme. Nuk e dimë përse kemi pasur këtë rritje në një ditë,” tha Sallabanda per emisionin "Dite e Re' ne TV Ora.

Deri tani janë  25 mijë punonjës të personelit shëndetësor të infektuar, mjeku shqiptar thotë se situate në Spanjë edhe sa i takon furnizimit të mjekëve me pajisje sigurie është shumë e mirë

“Situate ka një javë që ka nisur të përmirësohet nuk kemi mungesë të mjeteve mbrojtëse. Unë kreva një operacion dhe isha tepër I sigurtë me masat që janë marrë."

Mjeku na dha dhe një lajm të mirë.

"Instituti Spanjoll i Meteorologjisë dhe Instituti Spanjoll i Epidemiologjisë ka bërë një studim shkencor shumë interesant që tregon se shpërndarja e koronavirusit dhe virulence varet dhe nga temperatura e ambientit. Unë këtë tezë e kam mbrojtur që në fillim bashkë me kolegët e mi dhe kemi thënë që virulenca e virusit do të bjerë bashkë me temperaturën. Tani është e konfirmuar shkencërisht. Me rritjen e temperaturës, në ato vende ku temperature 20- 21 gradë, virulence është më e vogël. Në Murtja, një rajon në jug të Spanjës, kemi pasur 100- 105 të vdekur, në Madrid kemi pasur 6 mijë të vdekur e në Barcelonë 3800 të vdekur. Edhe në Andaluzi numri i të sëmurëve dhe të vdekurve ëhstë 10 herë më i vogël se në Barecelonë" nënvizon mjeku i njohur. 

Por kjo nuk do të thotë që duhet të lehtësohen masat kufizuese.

“Dua të paralajmëroj që kjo nuk është justifikim për të liruar masat kufizuese. Kur të vijë koha do i lirojmë. Duhet të vazhdojmë të marrim masat dhe higjienën. Kur të rriten temperaturat atëherë do të mendojmë. Nga mesi i majit parashikojmë një rritje të temperaturave në mënyrë të ndjeshme dhe atëherë mendojmë që do të ketë një rënie të ndjeshme të virulencës dhe të sëmurëve” tha Sallabanda per emisionin "Dite e Re' ne TV Ora.

/Ora News.tv/