Asambleja e Këshillit të Europës do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias për paketën antishpifje. Edhe pse tashmë shkresa është nisur për të marrë mendimin e ekspertëve ndërkombëtare, dekreti i Presidentit është rrëzuar nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Kreu i Shtetit ka kërkuar të rishihen nenet që kanë të bëjnë me gjobat ndaj medias elektronike si dhe kompetencave të shtuara që ka marrë AMA.

Edhe paketa antishpifje në Komisionin e Venecias. Komiteti i Monitorimit të Asmblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i është drejtuar Komisionit të Venecias për të kërkuar prej tij një opinion lidhur me të ashtuquajturën “paketë antishpifje” 

Në seancën plenare të 20 marsit Komisioni përveç shqyrtimit për Gjykatën Kushtetuese do të ketë në tryezë edhe ligjin për mediat audiovizive, pjesë e paketës antishpifje.

Por pavarësisht kësaj kërkesë mazhoranca në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për ligjin për mediat elektronike, duke nënvizuar se argumentat e relacionit juridik të Kreut të Shtetit janë të pamjaftueshme.

Në mbrojtje të dekretit, këshilltari juridik i Presidentit Meta shprehu shqetësimin e gjobave të larta të sanksionuara me ligj, ndërkohë që i kujtoi Kuvendit paralajmërimin e organizatave ndërkombëtare.

Ditën e enjte, 23 janar, Komisioni i Medias do të diskutojë ligjin tjetër, pjesë e paketës antishpifje të kthyer për rishqyrtim nga Meta.  Por mbetet për t’u parë nësë mazhoranca do ta rrëzojë dekretin  apo do të presë opininin e Venecias.  

Tashmë në Venecia nga 5 çështje që do të diskutohen në 20 mars, dy janë të Shqipërisë, të cilave do tu bashkohet dhe ankimimimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese.

Debati ne komision

Ndërkohë sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike , pjesë e paketës “Anti-shpifje”. 

Kryetari i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka shprehur qëndrimin e tij kundër kësaj pakete, duke e konsideruar si mënyrë për t’ju mbyllur gojën mediave, ndërsa shtetin shqiptar e ka quajtur shtet gjobvënës. 

“Si harroni ju kolegë që keni 6 vite dhe nuk e keni marrë rrugën drejt Bashkimit Europian, a nuk ju bën të besoni se nuk do ta merrni as sot? Ky ligj bëhët pengesë. Ta zëmë që u tha një lajm i rremë. Ka gjykatë, mund të shkohet atje. Çfarë jemi, shteti gjobvënës? Ju bëj ftesë kolegëve të Partisë Socialiste që të reflektojnë. Presidenti do ta çojë në Gjykatë dhe sado të miratohet, do të ketë 3 – 4 kundërshti dhe nuk do të keni të drejtën morale për të thënë se keni bërë një gjë të mirë. Mos bëni krim t’u mbyllni gojën! Le të flasin njerëzit”, u shpreh Gjuzi. 

Ai theksoi gjithashtu se fakti që vetë organizmat ndërkombëtare të gazëtarëve dhe Bashkimi Europian kanë reaguar kundër këtij ligji e bën mosvënien e tij në fuqi akoma më të domosdoshme.

 “Derisa reagojnë organizmat e gazetarëve ndërkombëtarë dhe Bashkimi Europian, doni t’ju lutemi apo doni të vendosni me forcën e kartonit? Edhe nëse është kështu, mandatet i keni të vjedhura. Preket fjala e lirë, ajo që me zor e kemi fituar”, tha Kreu i Partisë Konservatore.

/Ora News.tv/