Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Autoritetin e Informimit mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit do të ofrojë mundësinë  personave të përndjekur të regjimit komunist të japin dëshmitë dhe përjetësimet personale.

Në aktivitetin "Edhe muret kanë veshë" kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se ky projekt sjell alternim të artit me historinë për të sjellë në memorien e brezit të sotëm ngjarje dhe vuajtje të mijëra shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

Erion Veliaj: "Bashkia e Tiranës do të përfshihet për aktivitetet që ka në Tiranë edhe si financues sepse besoj se nëse nuk do i kushtojmë energji dhe financa në këtë operacion të pastrimit të vetvetes, besoj se kemi humbur një shans historik.

Kryetarja e Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit theksoi se ky projekt do i japë zë shumë dëshmive.

Gentiana Sula: Është një projekt i Autoritetit i cili synon që bashkë me dosjen që janë instrumenta të shtypjes dhe denigrimit të personave të rëndësishëm të shoqërisë tonë të asaj kohe të sjellë në 360 gradë atë që është përjetuar në atë kohë.

Artistja Alketa Xhafa theksoi se kjo nismë përmes artit e historisë kërkon të provokojë të shkuarën.  Të gjithë janë të mirëseardhur të tregojnë një histori të treguar të gjyshërve apo të afërmve të tyre që kanë përjetuar persekutimin komunist

/Ora News.tv/