Deputetët e maxhorancës kanë kritikuar ministren Belinda Balluku në lidhje me zbatimin e projekteve dhe energjinë e reinovueshme. Madje gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, deputetët janë shprehur se ministrja nuk është e qartë për projektet në infrastrukturë. por në vend të shifrave Balluku ka sjellë në vëmendje shprehje të urta popullore, teksa është ankuar se Shqipëria ka pak orë diell.

Edhe pse ka rreth një vit në detyrë ministria e Transporteve dhe Energjisë nuk ka bindur socialistët. Në prezantimin e buxhetit të vitit 2020 Belinda Balluku është gjetur përballë kritikave për shkak të mungesës së strategjisë në investime.

Beqaj: Të jeni më pak të thelluar se kush është sot më prioritar, tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës apo tuneli në segmentin Kardhiq - Delvinë dhe aeroporti i Sarandës.

Edhe pse fillimisht me emocione, ministrja zgjodhi të mos përgjigjet me shifra por me batuta

Balluku: Tuneli i Llogarasë është një projekt plus, që deputeti Beqja e tha saktë, është ai projekt që na ka krijuar tashmë prej kohësh me investitorët e huaj në turizëm problematikën e vezës dhe të pulës apo të pulës dhe të vezës.

Ndërkohë deputeti Besnik Bare kërkoi më shumë vëmendje për energjinë e rinovueshme nga dielli dhe era.

Bare: Që ne duhet dhe nuk e di çfarë keni bërë ju në ritmet që parashikoni për zhvillimin e burimeve alternative energjitik dhe diellore.

Çuditërisht argumenti kundërshtues i Ministres Balluku ishte se në Shqipëri ka pak orë diell.

Balluku: Në pikën e saj më të fortë diellore, në Seman ka një kohë mesatare diellore, 5.8 orë diellë. Kur ne na nevojitet më shumë, në mbrëmje ai është momenti kur panelet diellore nuk prodhojnë asgjë. 

Ankesa kishte edhe për gjendjen rrjetit energjetik  që sipas deputetëve rezultojnë që prej kohës së elektrifikimit.

"Ka zona që kanë ngelur me investimin e kohës së elektrifikimit në 1970"

Më herët edhe në komisionin parlamentar të ekonomisë, balluku është kritikuar prej ish ministrit Arben Ahmetaj.

/Ora News.tv/