Edhe Butrinti me koncesion?Margariti: Nuk do të pranoj një projekt të tillë

Edhe Butrinti me koncesion?Margariti: Nuk do të pranoj një projekt

Numrit të koncesioneve mund ti shtohet edhe parku i Butrintit. Ministrja e Kulturës ka premtuar se nuk do të lejojë një projekt të tillë. Megjithatë për menaxhimin e Parkut Kombëtar do të ketë bashkëpunim me Fondin Shqiptaro- Amerikan.

Edhe Parku i Butrintit nuk i ka shpëtuar projektit për tu dhënë me koncesion.

E pyetur nga gazetarët, Ministrja e Kulturës ka premtuar se nuk nuk do të pranojë asnjë propozim të tillë.

Elva Margariti: Ajo çfarë ne krijojmë në partneritet me fondacione të tjera të cilat shkrihen më pas në një dhe krijohet një fondacion i ri i posaçëm ku ministria është në krye të saj lind në bazë të një plani menaxhimi dhe biznesi me një afat të paktën 10 vjeçar dhe kjo mund të bëhet vetëm me një partner strategjik.

Deklarata e Ministres është bërë në konferencën e përbashkët me shefin e bordit të AADF, Micheal Granoff, ku u prezantua drafti për menaxhimin e integruar të Butrintit

Elva Margariti: Më së fundi kemi një kuadër ligjor, mundësi ndryshe duke filluar që ne këtu në Ministri që të ndërtojmë planet e menaxhimit për sitet tona të kulturës.

Granoff e cilësoi të vështirë hartimin e projektligjit për menaxhimin e Butrintit, ndërsa u shpreh se  ky Park Kombëtar nuk tregon vetëm të shkuarën, por përmes rijetësimit mund të përfaqësojë të ardhmen.



EMISIONET