E zbulon media spanjolle, Interi flirton me mesfushorin e Real Madridit

E zbulon media spanjolle, Interi flirton me mesfushorin e Real Madridit

Interi po synon që në këtë merkato janari të ofrojë në repartin e mesfushës një futbollist me kualitet. 

Drejtuesit zikaltër pasi kanë frenuar disi tentativat për afrimin e Christian Eriksen kanë hedhur sytë nga La Liga. Sipas medias spanjolle “Diario Sport”, Interi është vënë sërish në ndjekje të Luka Modric. 

Kroati është një dëshirë e kahershme për klubin italian dhe shtuar faktin se Antonio Conte pëlqen aftësitë e 34-vjeçarit gjasat që nën kampioni i botës të mbërrijë në "San Siro" janë të mëdha. Këtë sezon Modric nuk ka luajtur vazhdimisht me madrilenët dhe një transferim tek Interi do të ishte një mundësi për të pasur më shumë minuta në këmbë.

EMISIONET