E vetmja vajzë garuese në "Urban Downhill", por kupën e rrëmben Kosova

E vetmja vajzë garuese në "Urban Downhill", por kupën e

Mbi 50 çiklistë nga Shqipëria dhe jo vetëm iu bashkuan eventin “Urban DownHill” në Gjirokastër. Pjesmarrësit kërkuan më shumë mbështetje me fonde për organizimin e aktiviteteve të tilla.

Qyteti i gurtë i UNESCO-s mirëpriti në fundjavë eventin “Urban DownHill”.

Pjesë e garës ishin rreth 50 çiklistë nga Shqipëria si dhe përtej kufijve. Organizimin pjesmarrësit e shfrytëzuan për të kërkuar më shumë mbështetje për të tilla evente.

Ishin të shumtë të rinjtë që iu bashkuan "Urban DownHill", por mes garuesve u pa vetëm një vajzë.

"Më duket goxha e guximshme dhe tani jam goxha e emocionuar për pjesën e garës."

Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, tha se përmes të këtyre aktiviteve Gjirokastra do të afrojë më tepër vizitorë.

Fitues i çmimit të parë u shpall i riu nga Kosova Miridon Vllasaliu, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u ngjitën dy çiklistë nga Maqedonia e Veriut.

 

EMISIONET