E vërteta e Sali Berishës për financimin rus dhe Lulzim Bashën

E vërteta e Sali Berishës për financimin rus dhe Lulzim

Ish kryeministri Sali Berisha komenton akuzat për lidhje të oligarkëve rus me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Berisha tregon dhe kush është rreziku rus në Shqipëri, por dhe në Ballkan.

Sali Berisha: Akuzat e Mother Jones janë të fabrikuara. Në mënyrë absolute Lulzim Basha dhe PD nuk kanë pasur asnjë takim me rusët, kurrë në jetën e tij. Nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga rusët. Nuk kanë firmosur kurrë kontratë me rusët. Këto janë të vërteta që nuk i luan as topi. Nuk kanë kontratë me para ruse, nuk kanë kontaktuar me asnjë rus për këtë problem. Çdo gjë tjetër është intrigë e ulët e destinuar të përfundojë në hiç.

 Pyetje: Është thirrur me forcë zoti Berisha?

Sali Berisha: Kjo tregon Edi Ramën, karakterin politik të proçesit

 Pyetje: A ekziston rreziku rus?

Sali Berisha: Është gunvori në Naftë me supermafiozin Ëngjëll Agaci. Gunvori është kompania e mikut personal të Vladimir Putinit. Është telekomi i kompanisë bullgare të lidhur si mishi me thoin .Rreziku rus është projekti i zoografit biz dhe argatit të Prishtinës për copëtimin e Kosovës. Ai është rrezik strategjik madhor. Këto janë rrezike. Kurrë zoti Basha. E thërret një ditë para mitingut apo për ti bërë presion. Këto i bën një burracak si Edi Rama, por është i pashpresë.



EMISIONET