E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re boksieri shqiptar

Ditën e djeshme u dha lajmi për ndarjen nga jeta e boksierit nga Kosova, Ensar Mujota vetëm 15 vjeç. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur zyrtari i Federatës së Boksit Latif Demolli.

Nuk dihen ende shkaqet e ndarjes nga jeta të të riut.

“Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksierit të ri Ensar B. Mujota 15 vjecar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota dhe K.B “Skender Salihu”.

“Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skender Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re”, u shpreh Demolli.

EMISIONET