E trishtë/ Bie nga 300 metra lartësi, vdes 31-vjeçari

E trishtë/ Bie nga 300 metra lartësi, vdes 31-vjeçari

Një alpinist amerikan ka vdekur dhe një tjetër është plagosur gjatë tentativës për të zbritur nga mali i El Potrero Chico në veri të Meksikës.

Brad Gobright nuk i bëri mirë llogaritë në zbritje, duke humbur ekuilibrat dhe përfunduar në humnerën e thellë prej 300 metrash. 31-vjeçari shoqërohej nga shoku i tij, Aidan Jacobson, 26-vjeçar, i cili ra nga një distancë më e shkurtër dhe mbijetoi me lëndime të vogla.

Gobright ishte i njohur për ngjitjen pa pajisje sigurie, por në kohën që të dy tentuan të përdornin litarët, e njohur si teknika "Abseiling" humbën ekuilibrat, duke përfunduar në humnerë.

EMISIONET