E tmerrshme, i jep fëmijëve akullore me laksativ për tu bërë i famshëm në YouTube

Një kanal popullor në YouTube është pezulluar pasi një baba publikoi një video ndërsa ushqente fëmijët e tij me akullore të mbushur me laksativ dhe më pas duke qarë nga dhimbjet.

Cordero James Brady nga Nevada, drejton kanalin e YouTube CJ SO COOL, i cili ka mbi 5.6 milion ndjekës dhe fiton të ardhura prej tij.

Javën e kaluar kanali i tij u mbyll për shkak të shakasë së tij pa kripë. Video me akulloren ‘laksative’ është hequr nga YouTube.

Brady filmoi veten duke i dhënë akullore fëmijëve të tij me Pedia-Lax. Më vonë ai i filmon fëmijët duke ulëritur dhe qarë nga dhimbja.

Nuk dihet ende akuzat e ngritura mbi 29-vjeçarin, megjithëse duket se video është filmuar dy vjet më parë, por YouTube e hoqi vetëm javën e kaluar kur babe.net e raportoi.


EMISIONET