E sulmoi peshkaqeni, 36-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes

E sulmoi peshkaqeni, 36-vjeçari ndërroi jetë në vendin e

Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet lindore të Australisë, kanë deklaruar zyrtarët.

36-vjeçari u kafshua në këmbë ndërsa po peshkonte pranë ishullit Fraser të Queensland, në veri të Brisbane, ka thënë të shtunën policia.

Një mjek dhe infermiere i dhanë trajtimin e ndihmës së parë në breg, por burri humbi jetën në vendin e ngjarjes kur mbërritën mjekët e tjerw.

Ky është sulmi i katërt në ujrat australiane deri më tani gjatë këtij viti.

Në një postim në Facebook të shtunën, kryetari i Bashkisë Fraser George Seymour, u shpreh se ishte një ditë jashtëzakonisht e trishtuar për komunitetin.

Policia tha se viktima vdiq rreth dy orë e gjysmë pasi u kafshua.

Trupi i tij u transportua me helikopter nga Indian Head në anën lindore të ishullit në qytetin bregdetar të Hervey Bay në Queensland. Peshkaqenët janë të zakonshme në ujërat australiane, por sulmet janë relativisht të rralla.

EMISIONET