Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në qytetin e vogël, Rajec në Sllovaki. Varrezat e vjetra hebreje të këtij qyteti kanë rënë pre e vandalizimit, duke rrëmbyer prej aty mbi 20 gurë varri.

"Fatkeqësisht, shumë pak njerëz vizitojnë varret e të afërmve të tyre në varrezat hebreje, sepse ka shumë pak të afërm të gjallë. Urrejtja duhet të jetë mjaft e fuqishme aq sa fyerja e të vdekurve  jep kënaqësi," tha gazetari hebre, Konstanty Gebert për mediat vendase.

Një sulm i ngjashëm u raportua në fillim të këtij muaji në qytetin Namestovo, i cili ndodhet në veri-perëndim të Rajec, rreth 70 km larg. Nga ai sulm u dëmtuan rreth 60 varre.

Policia ka nisur të hetojë ngjarjen, ndërsa mbetet e paqartë nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.  

/Ora News.tv/