Nuk ka qetësi për Anil Murthy. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative që skuadra e tij, Valencia ka grumbulluar në këtë fillim sezoni, presidentit i duhet të përballet edhe me negativitet edhe jashtë fushave.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga klubi, në adresë të Murthy kanë mbërritur kërcënime me vdekje.

"Departamenti juridik i Valencia CF i ka ofruar policisë prova të kërcënimeve serioze përfshirë kërcënime me vdekje dërguar në celularin e presidentit të klubit në orët e kaluara, në dritën e faktit se vepra të tilla mbartin të mundshme pasojat penale," thuhet në njoftimin e klubit.

Valencia nuk bëri të ditur origjinën e këtyre mesazheve, të cilat mbërriten në telefonin e numrit 1 të klubit pas fitores së parë të trajnerit Albert Celades në shtëpi, 2-1 ndaj Deportivo Alaves. Murthy është përballur me kundërshtime në rritje të tifozëve gjatë javëve të trazuara në "Mestalla".


/Ora News.tv/