Një djalë vetëm 13 vjeç humbi jetën pasi aksidentalisht ra në një gropë me ujë. Ngjarja u shënua në fshatin Kajtel të Prrenjasit.

“Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalishtë ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.” Informon policia shkurt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Foto: Arkiv) 

/Ora News.tv/