E quajtën 'plakë', Pink ka përgjigjen e duhur

Pink ka pasur përgjigjen perfekte ndaj një fansi në Twitter që i tha se dukej shumë e vjetër.

"Pink duket kaq e vjetër saqë duket quajtur Purple ,"-shkruan përdoruesi i Twitter.

Por nuk ka munguar përgjigjja e këngëtares: "Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyralë dhe unë kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia."


Aktori Josh Gad vlerësoi përgjigjen e këngëtares, duke thënë se ai e do Pink "me gjithë zemër".

Por Pink nuk e la me kaq.

"Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. U lutem që të dukem më e vjetër në 10 vite sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë,"-shkruan ajo në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që Pink përgëzohet se ka thënë gjënë e duhur.

Duke marrë çmimin Michael Jackson Video Vanguard në Video Music Awards në vitin 2017, Pink dha një fjalim emocionalisht të fuqishëm, inteligjent dhe të artikuluar.

Qëllimi ishte vajza e saj 6-vjeçare, që ishte e shqetësuar se dukej si djalë dhe Pink e solli për publikun në një mënyrë kaq të bukur.

Ajo shpjegoi sesi vajza e saj i kishte thënë se ndihej 'vajza më e shëmtuar që njeh' për shkak të flokëve të drejtë dhe se dukje si djalë.

Por Pink e kishte kundërshtuar duke i thënë “ Je shumë e bukur” dhe i dha disa këshilla shumë të vlefshme. 

“Unë i thashë se kur njerëzit bëjnë shaka me mua thonë se dukem si djalë ose kam tipare mashkullore. Më ke parë mua duke i rritur flokët, duke ndryshuar trupin tim? Ne nuk ndryshojmë. Ne i ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë, kështu që ata mund të shohin të gjitha llojet e bukurisë. ” 

Pink e mbylli fjalimin me një mesazh për vajzën e saj e cila ishte në audiencë: “Dhe ti vajza ime e dashur je e bukur dhe unë të dua shumë.”

Pink përlot audiencën, mesazh emocionues për vajzën e saj

 

EMISIONET