E pranon agjenti, pasuesi i Maldinit pranë rikthimit tek Milani

E pranon agjenti, pasuesi i Maldinit pranë rikthimit tek Milani

Një lajm sensacional vjen ditën e sotme për Milanin dhe tifozët e saj. Ish mbrojtësi kuqezi Thiago Silva mund të rikthehet tek "djalli" në merkaton e verës. 

Brazilit i skadon kontrata me Psg dhe klubi francez nuk ka dëshirë që të rinovojë. I gjendur në këto kushte Silva po mendon të rikthehet aty ku tregoi se është një nga më të mirët në botë në qendër të mbrojtjes. 

Ndërkohë agjenti i 35-vjecarit Paolo Tonietto në një deklaratë për mediat italiane ka theksuar faktin se Thiago ka një dashuri për klubin e Milanit. "Thiago e dashuron Milanon dhe klubin kuqezi. Aktualisht nuk kemi vendosur ende por gjithçka është e mundur". Kujtojmë që pas largimit nga futbolli i Paolo Maldinit, Silva u cilësua si pasuesi i tij. 

EMISIONET