Është konsideruar si mbrojtësit më të mirë në botë. E ardhmja e Thiago Silvës mbetet ende mister. 

Mbrojtësi brazilian vijon të lëshojë deklarata dashurie për Paris Saint Germain, ndërsa drejtuesit e klubit francez ende nuk po ofrojnë rinovimin me parametrat që lojtari dëshiron. Në muajt e fundit me klubin francez, Thiago Silva ka përfunduar në radarët e Galatasaray-t, që e konsideron mbrojtësin veteran si goditjen perfekte në merkato madje, që në Janar.

35-vjeçari dëshiron të qëndrojë ende në Europë, mundësisht në Paris, por këta të fundit e shikojnë ndryshe ndaj dhe rrugët pritet të ndahen verën e ardhshme.

Në garë për mbrojtësin brazilain është edhe Milani, por kuqezijtë nuk janë në gjendje të paguajnë pagën vjetore të Silvës që shkon 10 milionë euro.

/Ora News.tv/