E papritur! Media italiane zbulon lojtarin e sezonit në Serie A

E papritur! Media italiane zbulon lojtarin e sezonit në Serie A

Edhe pse të gjithë e sulmojnë se nuk është në formën optimale Cristiano Roanldo vijon të koleksionojë trofe individual. 

"Corriere Dello Sport" i paraprin verdiktit final që do të jepet të hënën në mbrëmje. Cristiano Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019 të Serie A në ceremoninë gala që do të mbahet të hënën në Milano. 

Sulmuesi i Juventusit zhvilloi një sezon jo në pritshëmritë e duhura me bardhezinjtë duke koleksionuar 21 gola dhe 8 asiste. Në fakt krye golashënues i Serie A, sezonin e kaluar u shpall 36-vjeçari Fabio Quagliarella, por lojtari i Sampdorias ndryshe nga CR7, nuk arriti diçka të rëndësishme me klubin e tij.

EMISIONET