Ende jo zyrtare por me shumë gjasa trajneri që do të drejtojë Tiranën deri në fund të dhjetorit do të jetë Emanuel Egbo. 

Menjëherë pas përfundimit të bashkëpunimit mes Julian Ahmataj dhe Tiranës, seancat stërvitore të bardhebluve u zhvilluan nën drejtimin e Egbos. Egbo është prej kohësh është pjesë e stafit bardheblu, me konkretisht në rolin trajnerit të portierëve te Tirana, teksa tashmë është vënë provizorisht trajner i parë i ekipit, deri në një zgjedhje parësore nga ana e drejtuesve të klubit.

Kështu në derbin e së premtes kundër Partizanit, Egbo do të përgatisë skuadrën në mënyrë që të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

/Ora News.tv/