Një afrikan përfundoi në prangat e policisë pasi po gërmonte të zhvarroste trupat e prindërve. Qëllimi i tij ishte të shkëmbente kockat e tyre me një motoçikletë.

Policia e Mozambikut kapi burrin e dyshuar në provincën Nampula. Përveç prindërve, ai po zhvarroste edhe trupin e xhaxhait.

Është raportuar se afrikani filloi të bënte këtë veprim pasi një biznesmen i premtoi se do i shiste një motoçikletë 300 dollarë.

"Shefi më tha të kërkoja për kocka të njerëzve që kishin vdekur pa u sëmurë. Në këmbim, do më jepte një motoçikletë.

Unë shkova në varrezat e familjes dhe nxora kockat nga varret e babait tim, nënës e xhaxhait tim", tha ai për BBC.

Thuhet se biznesmeni ka të bëjë me burime minerale, por nuk është konfirmuar ende.

/Ora News.tv/